*

Gyleni renditet i pari në anketën e 100 intelektualëve të botës

Fethullah Gylen renditet intelektuali më i madh, sipas anketës “100 intelektualët më të mëdhenj që jetojnë” organizuar para disa muajsh dhe publikuar vetëm sot, nga njëra prej revistave më prestigjioze të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, Foreign Policy.

Gylen, kryeson intelektualët e botës

Fethullah GylenSipas një anketimi të bërë nga revista ‘Amerikan Foreign Policy’, dijetari i njohur botërisht, Fethullah Gylen, është përzgjedhur i pari në listën e 100 intelektualëve më të mëdhenj në botë që aktualisht ende jetojnë. I dyti në renditje është ekonomisti nga Bangladeshi, Muhamet Junus, i treti është gjithashtu një tjetër dijetar mysliman, Jusuf Kardavi i pasuar në vendin e katërt nga nobelisti turk, Orhan Pamuk. Në listën e përzgjedhur nga revista dhe të publikuar në internet për interesimin e vizitorëve, pëlqimi ndaj përfaqësuesve myslimanë dhe renditja e tyre kryesisht në 20 vendet e para, tërhoqi vëmendjen.